Policia e Korçës ka vënë në pranga një 30 vjeçar i cili ushtronte dhunë mbi femrat dhe më pas kryente marrëdhënie seksuale me to.
Zani (Sazan) Çaushi, 30 vjeç, banues në fshatin Bulgarec-Korçë, u ndalua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendim nr 42, datë 10.11.2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale: “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” parashikuar nga neni 102 i Kodit Penal.
Veprimet e mëtejshme proceduriale lidhur me këtë rast, do të kryhen nga Drejtoria Vendore e
Policisë Berat.











