Nga një përplasjeje me armë mbrëmjen e sotme te Komuna e Parisit ka mbetur i plagosur një 24 vjeçar, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Ndërkohë që policia informon se i plagosuri është Lorenc Hoxha, dhe mjeti me të cilin ai ishte duke lëvizur, “Benz” me targa AA 777 RT, ka qenë në emër të Xhevdet Hoxhës.
I riu 24-vjeçari ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij, ndërkohë që një makinë tjetër i është afruar dhe më pas ai është qëlluar me armë zjarri.
Ndërkohë që policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.













