Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri ka ndodhur para pak minutash. Ngjarja ndodhi në Sarandë, pranë Qafës së Gjashtës.
Mësohet se i plagosur ka mbetur një i mitur pasi është përplasur nga një makinë.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur aksidenti, ndërsa polica po punon për zbardhjen e rrethanave.












