Protesta e opozitës ka filluar zyrtarisht.
Si fillim u këndua himni kombëtar dhe fjalën e parë e mbajti një qytetare. Do të vazhdohet me mesazhet e figurave të njohura apo qytetarëve nga shtresa të ndryshme shoqërore.
Në shesh janë dhjetëra mijëra shqiptarë që kanë ardhur nga 4 anët e vendit.
Thirrjet e shumta të protestuesve “Rama ik, Rama ik,” kumbojnë vendin.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, do të marrë fjalën në fund.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha tashmë u ka prirë protestuesve me familjen e tij, bashkëshorten dhe dy vajzat dhe ndodhet para Kryeministrisë.











