• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/ Kadare flet për letrën drejtuar Enver Hoxhës: Nuk jam penduar që e shkrova

droni by droni
3 August, 2017
in Kronika, Kryesore, Politika
0
Nobeli për Letërsi, Ismail Kadare i shtati në skedinat “e basteve” për kandidatët
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas publikimit të një letre që i ka drejtuar Enver Hoxhës më më fund ka folur edhe shkrimtari Ismail Kadare. Ditët e fundit është botuar në shtyp, një letër e gjatë, e hartuar në prillin e vitit 1980, ku shkrimtari i drejtohet diktatorit komunist pas telasheve që kishte pasur e motra e tij Kadria. Sipas deponimeve të kohës ajo, me origjinë nga Gjirokastra, fliste me shoqet e saj për veset seksuale të Hoxhës që gëlonin si thashetheme në qytetin e tyre të lindjes. Por si gjithmonë sigurimit nuk i shpëtonte asgjë dhe e motra e Kadaresë thërritet në prokurori, ndërkohë që shoqet e saj burgosen. Në këtë kontekst Ismail Kadarenë e thërrasin në komitetin qëndror. Por më e keqja akoma, atij i pengohet një udhëtim në Francë për të diskutuar lidhur me ekranizimin e filmit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” që do të luhej nga Mishel Pikoli dhe Marçelo Mastrojani.

Në atë kohë heqja e mundësisë për të udhëtuar jashtë ishte një dënimi i madh si financiar ashtu edhe social. Por mbi të gjitha, ajo ishte një sinjal se shteti komunist e kishte humbur besimin tek ai individ.

Kjo e ka shqetësuar edhe Kadarenë duke e detyruar atë ti shkruajë Enver Hoxhës?

Dhe publikimi i kësaj letre sot 40 vite më pas ka ngjalur shumë debate…

Pse shkrimtari i shkroi diktatorit, sepse donte të vazhdonte të udhëtonte në Francë? Pse ai e “shiti” keqaz motrën duke e quajtur manjako depressive që ka fatkeqësinë se ka mbetur e pamartuar? Pse ai nuk e la të motrën të hynte në shtëpinë e tij?

Makineria e përbaltjes u vu edhe njëherë në punë kundër Kadaresë, pa parë kontekstin e zhvillimit të ngjarjeve, pa parë “rrezikun” që i kanosej dhe pa e vënë në sfondin e marëdhënive të tij ambige me Enver Hoxhën.

Pas një hezitimi disa ditor, shkrimtari ka vendosur të flaës. Ai i ka dhënë një intervistë të gjatë gazetares Fatmira Nikolli, nga vila e tij në qerret të Kavajës

-Zoti Kadare, në media qarkullon një letër, që ju i keni dërguar Enver Hoxhës, më 1980. Është e vërtetë kjo letër? I keni dërguar letra të tjera diktatorit?

Kjo është një letër e vërtetë, shkruar me dorën time. Madje, është faksimile e vetme. Është shkruar më 1980 dhe është letra e vetme që i kam dërguar në jetën time Enver Hoxhës. Unë, në fakt, prisja nga hapja e dosjeve një trajtim më serioz të një çështjeje të tillë. Ç’domethënë trajtim serioz? Do të thotë që shtypi, që e nxjerr një letër të tillë, duhet të japë një sqarim minimal për të. Është i rëndësishëm si dokument, sepse është letra e një shkrimtari të njohur, e vetmja drejtuar sunduesit të vendit dhe botohet, si rastësisht, pa asnjë informacion sqarues.

-Si ka dalë kjo letër nga Arkivi?

Absolutisht nuk di asgjë. Ishte zhgënjyese. Në dosjen time besoj ky është dokumenti kryesor dhe del kështu pa asnjë përgjegjësi. Krijon lloj-lloj keqkuptimesh.

-Pse e shkruat këtë letër? Çfarë ndodhi, që e shkruat?

Kjo letër është shkruar pasi më kanë thirrur në Komitetin Qendror për të më njoftuar se “motra juaj do të ishte sot në burg, po të mos ishte motra juaj”. Më është thënë se shoqet e saj, një grup shoqesh, janë të gjitha në burg. U thashë se nuk di asgjë. I pyeta pse. Më thanë se flisnin kundër regjimit e, veçanërisht, kundër Enver Hoxhës. Sigurisht që unë në familje nuk bëja biseda të rrezikshme, sidomos me motrën, duke e ditur tipin e saj. Por, kurrsesi nuk e kisha për zakon të flisja për çështje delikate, sepse do kisha marrë veten më qafë shumë vite përpara. Nuk u hodha përpjetë të thosha “jo, janë shpifje”. Dhashë të kuptoj që e merrja me mend që kishte ndodhur kjo gjë, përderisa ishin të gjitha në burg, me përjashtim të motrës sime. Më duket se kam pyetur se sa kohë ka që hetohet dhe më është thënë se hetimi vazhdon prej shumë kohësh. Mora vesh se motra ime ka qenë në hetim për një kohë të gjatë dhe mua s’më ka treguar asgjë.

-Ju nuk e dinit se motra juaj hetohej? Si u ndjetë dhe si reaguat kur e morët vesh?

Vetvetiu pata një ndjesi të keqe për këtë lloj papërgjegjshmërie të një anëtari të familjes, që merr nëpër gojë Enver Hoxhën për gjëra të rrezikshme, duke qenë motra ime. Ka qenë prej saj një mungesë përgjegjshmërie e plotë. Ndaj, me gjakftohtësi, nuk kundërshtova, as nuk thashë asgjë tjetër. Siç e kam shkruar në letër, u thashë “trembeni”. Vete unë i kërkova të mos vinte më në shtëpinë time, meqë ajo hetohej prej kohësh dhe as, së paku, nuk më lajmëroi që të kisha kujdes.

-Është thënë se e keni dëbuar motrën. Si është e vërteta?

Është spekuluar në këtë pikë, pasi unë nuk e kam dëbuar nga shtëpia. Nuk kisha si ta dëboja, kur nuk jetonte me mua, kishte shtëpinë e vet e ajo vinte te unë siç shkon motra te vëllai.

-Për çfarë hetohej motra juaj, çfarë kishte thënë?

E pyeta motrën çfarë kishte ndodhur. Mezi më tregoi diçka. Unë u konsultova me një mikun tim. Më tha se ishte shumë e rrezikshme të flitej për Hoxhën, varej çfarë flitej. Motra nuk më tregoi detaje. I thashë: “Pse s’më ke treguar se shoqet e tua janë në burg? Pse s’më ke thënë, që je thirrur në hetuesi?” E pyeta se çfarë kishte thënë për Enver Hoxhën, por nuk më tregonte. Nuk e di mirë as tani.

-Ishte për ju një problem me sistemin dhe një problem brenda familjes. Çfarë thuhej për E. Hoxhën e për çfarë kishit frikë?

Shikoni, kur thuhej për Enver Hoxhën diçka tepër e rrezikshme dhe delikate kishte disa probleme. Ishin gjëra që edhe vetë ata kishin frikë t’i trajtonin me njëri-tjetrin, sepse u ikte koka. E kjo ka ndodhur disa herë. Këtu ishte djallëzia: për Enver Hoxhën thuheshin lloj-lloje thashethemesh dhe më të rrezikshmet ishin ato që kishin lidhje me figurën morale të tij. Shumë njerëz janë pushkatuar, nuk u gjendet varri dhe nuk u gjenden kockat, për arsye që nuk e di njeri e nuk e thotë njeri.

E dinte vetëm ai, kur e nuhaste, kur e merrte vesh se po flisnin për “atë” gjë ose për “këtë” gjë. Këtu është një nga sekretet më të ndyra të diktaturës shqiptare.

-Për thashetheme të jetës intime të shefave?

Po, për jetën intime, gjë për të cilën unë, duke e ditur se sa e rrezikshme ishte dhe sa pasoja kishte, nuk e flisja as me shokët e ngushtë. Papritur del motra ime e përzier në një bisedë të tillë. Jam i sigurt që e kanë bërë qëllimshëm, e kanë futur qëllimisht për ta përdorur kundër meje.

-Ju keni thënë se “shteti kishte gati arkivolin për mua”, pra edhe kjo, përfshirja e motrës suaj në një bisedë për çështje intime të diktatorit mund të përdorej kundra jush?

Sigurisht. Sepse motra ime ishte një njeri i thjeshtë. Gjithë komplikimi i saj vinte nga unë dhe ajo desh më mori më qafë, derisa lejonte të përfshihej në këto biseda e, më tej as të mos më lajmëronte, kur e pësuan shoqet e saj. Të merrja një masë, të mbrohesha e të sqarohesha.

-Kush e dinte ekzistencën e kësaj letre? Pse doli pikërisht tani?

Enigmë është kush e nxori. E dija vetëm unë, që e kam shkruar. Kush e nxori tani, kush e manovroi tani? Të shkon mendja se ka dalë direkt nga kasaforta e E. Hoxhës, e Nexhmije Hoxhës ose e atij që e ka marrë këtë kasafortë si testament.

-Pse e shkruat letrën?

Sepse ishte më mirë të bëhej, sesa të mos bëhej. Ishte më mirë të thosha se e di këtë gjë, sepse m’u tha, në fund të fundit. Nuk thuhet që kjo është shpifje. E kam marrë të mirëqenë, që shteti shqiptar ka në dorë të thëna të dënueshme të motrës sime. Nuk e kam fshehur një zemërim timin me motrën në atë letër.

-Një pjesë e publikut kupton kushtet, në të cilat u shkrua letra, një pjesë tjetër mund të mendojë se ju e hodhët në flakë motrën tuaj për të shpëtuar veten. Kjo letër mbronte motrën tuaj apo ju dhe atë?

Unë, jo vetëm e mbrojta më këtë letër, por është e vetmja mbrojtje e saj. Në atë që unë them se ka qenë e ç’ekuilibruar psiqikisht, ishte e vetmja mbrojtje që unë mund t’i bëja. Motra ime nuk u fut në burg as dy vjet, as pesë vjet për shkak të kësaj, sepse mbrojtja e parë në çdo sistem gjyqësor në botë, sisteme diktatoriale apo jo, është të thuash se personi nuk është në rregull mendërisht, se është i paaftë mendërisht dhe për këto arsye, pra, nuk është i përgjegjshëm për ato që thotë. Kjo është mbrojtja e çdo krimineli apo vrasësi dhe për mua kjo ishte e vetmja mënyrë për ta mbrojtur atë dhe jo vetëm atë.

-Ju prej vitesh keni kërkuar hapjen e dosjeve. Për ironi, ende pa u hapur, del një letër, që duket sikur hedh baltë mbi ju?

Jo baltë, por më keq se baltë. Është tentuar të më dëmtojnë në atë kohë, por shih, edhe tani prapë. Nuk e duan të vërtetën, nuk e do askush. Krimi i madh nuk e do të vërtetën kurrë. Unë, të mos di letrën e vetme që i kam bërë Enver Hoxhës, të mos di ku është e si del, kush e ka në dorë? Nuk më ka treguar askush deri më sot, nuk dija ku ishte. Ishte hera e parë që e kam parë, sepse ka rreth 40 vjet që është shkruar, madje nuk e mbaja mend mirë.

-Ju flisni në letër se atëkohë ju kanë penguar të merrni pjesë në takimet për skenarin e filmit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, ju kanë penguar të dilni jashtë me delegacione. Pra, ishit në presion?

Po, sigurisht që isha nën presion. Pas kësaj, ka dhe një dokument tjetër më të llahtarshëm. Është procesverbali i Llambi Ziçishtit. Ministri i Shëndetësisë nën torturë ka dhënë një procesverbal që thotë, se ‘në grupin tonë patëm sukses, e futëm Kadarenë’. Ministri ka vdekur i copëtuar nga tortura, as trupi nuk i gjendet më, i kanë marrë ç’kanë dashur në torturë, aty ai ka thënë që ishte agjent, ai e Mehmet Shehu, unë e të tjerë plot.

A ka ku të vejë më një akuzë për një shkrimtar të njohur, sesa të akuzohet si pjesëtar i një komploti kundër shtetit? Si shpëtoi nga kjo akuzë Kadare, si u vërtetua e kundërta? A u vërtetua ndonjëherë apo është varrosur, bashkë me kockat e Llambi Ziçishtit? Është kaq dëshpëruese ajo që del nga ky fenomen, kjo mungesë serioziteti me dosjet e fshehta, në ato dosjet më të rrezikshme, që kanë të bëjnë direkt me diktatorin.

-Studiuesi Peter Morgan ju ka cilësuar mjeshtër shahu përballë Hoxhës, megjithatë, si mundët të shpëtonit nga këto dyshime e komplote, që ngriheshin dhe ju përfshinin?

Ishin kaq grykëse disa herë, saqë shpesh rrëzonin veten. Këto dosje ishin një propozim që i bëhej udhëheqjes, “nëse doni ta hiqni qafe, ja ku e keni”.

-Kush ju mbronte ju dhe pse?

Kjo është pyetje serioze. A ka një mbrojtje këtu? Ka një mbrojtje. Thashethemi është se e mbronte Enver Hoxha. Edhe unë po ju them po, ashtu është. Vetëm ai kishte fuqi të të mbronte nga akuza të tilla.

-Keni thënë se Enver Hoxha ju mbronte nga vetvetja?

Ai më mbronte nga njerëzit e vet, nga sistemi i vet, nga vetja e vet. Kjo ndodh shpesh me shkrimtarët e njohur. Raportet e tyre me rendet tiranike janë zakonisht të rënda e të ndërlikuara, kështu shpjegohet, ndoshta edhe arsyeja që takimet e tyre me diktatoret janë aq të rralla. Janë shkrimtarët, ndoshta, që i shmangnin, por tiranët bënin të njëjtën gjë. Këmbimet e letrave ose bisedat telefonike janë gjithashtu të rralla. Interpretimet e tyre të vështira dhe shpjegimet kundërthënëse për to vazhdojnë shpesh me vite, si e famshmja bisedë telefonike Stalin-Pasternak. Kur i tregova një mikut tim shqetësimin që do t’i drejtoja një letër Enver Hoxhës, ai u habit që kjo ndodhte për herë të parë. Iu duk jonormale një gjë e tillë, në kuptimin jo të mirë të fjalës.

-A mund të ma shpjegoni këtë shije jo të mirë, sipas mikut tuaj?

Ishte e natyrshme. Në botën komuniste reklamoheshin shpesh letërkëmbimet ose dialogët midis shkrimtareve të njohur dhe shefave të vendit. Kjo bëhej gjithmonë përmes një ngjyrimi festiv. E kundërta, heshtja do të linte përshtypjen e keqe të ftohtësisë. Aq më tepër, një letër e zymtë si kjo.

Në Shqipëri ishte e vështirë të besohej se unë e kam takuar dhe biseduar vetëm një herë me Enver Hoxhën dhe se i kam shkruar vetëm këtë letër aspak festive.

-Të kthehemi te letra. Pse ju drejtuat vetë diktatorit dhe jo dikujt tjetër?

Mendova se ishte më mirë t’ia vija në dukje sunduesit ç’kishte ndodhur, pa e marrë në mbrojtje motrën dhe absolutisht i ndërgjegjshëm, jo vetëm për ta shpëtuar atë, por me atë letër gjithë afera binte, i ulej rëndësia. E gjitha shfryhej, quhej një budallallëk, siç në të vërtetë edhe ishte, sepse të flasësh dhe t’i japësh rëndësi këtij thashethemi për jetën personale të shefit, do të thotë të krijosh një rrezik të kotë. Nuk ishte kjo fatkeqësia e Shqipërisë dhe s’kishte të bënte me hallet e saj.

-Jeni penduar që e keni bërë letrën?

Nuk jam penduar fare. Unë nuk isha përzier kurrë në atë thashethem, pra, nuk kisha marrë pjesë, nuk e dija dhe nuk fshihja asgjë. Unë dija aq sa di sot. Kuptoj se ka njerëz që janë marrë me këtë dosje të fshehtë, të llahtarshme.

-E keni shkruar vetëm, keni pyetur njeri? Në çfarë situate e keni shkruar?

Vetëm krejtësisht. Kam biseduar me Helenën, me siguri, sepse nuk lija asgjë pa biseduar me të. Madje, as nuk e kam korrigjuar. Nuk kam bërë dy a tri kopje, sepse nuk duhej. Nuk kisha as ku ta shtypja dhe e dërgova të shkruar me dorë.

-Keni marrë përgjigje për këtë letër nga Enver Hoxha?

Jo, nuk më ka kthyer përgjigje.

-Dosjet priten të hapen nga Autoriteti i ri i krijuar. Megjithatë, prej dosjes suaj del një letër e panjohur më parë. Pse tani?

Me sa duket, në Shqipëri ende ka njerëz që mendojnë se mund ta mbrojnë ende diktaturën. Kur hapen dosjet e fshehta të një tiranie, hapen dosjet e fshehta kundër saj. Me sa duket, njerëzit që kanë qenë të përzier në këto krime duan të bëjnë të kundërtën.

-A e menduat atë kohë që do t’ju nxirrte problem letra në të ardhmen?

Jo, nuk e kam menduar fare. Unë kam bërë një letër krejtësisht të çiltër. Ju do të thoni, a mund të jesh i çiltër me një diktator? Po, mundet deri diku. Unë nuk i them atij “sa mirë e ke bërë, që e ke llahtarisur motrën time deri në atë shkallë”, nuk them asgjë të tillë. T’i them p.sh. sa mirë që e përforcon luftën e klasave, me demek, sa bukur që po sundon e të tjera si këto. As kam kërkuar, e as nuk kam hedhur poshtë asgjë.

Me sa dukej, shokut tim, me të cilin bisedova punën e letrës, i ishte dukur se kishte qenë një pakujdesi, për të mos thënë një gabim nga ana ime, që s’kisha gjetur ndonjë rast t’i shkruaja ndonjë përshëndetje, një urim apo diçka të ngjashme. S’do të më vinte çudi, që të më thoshte me ironi: shyqyr që paske gjetur më në fund një shkak për t’i shkruar.

-Këto ditë shtypi vazhdon të shkruajë për historinë e letrës suaj. Mendimi i përgjithshëm është se ju, ndoshta bezdiseni nga zhurma të tilla. Si është e vërteta?

Bezdisje apo jo, e vërteta qëndron midis të dyjave. Bashkë me dilemën e përhershme: a është mirë që të ketë gjithmonë një sqarim të gjërave? Sqarimi qëllon që e zmadhon zhurmën dhe shumë njerëz parapëlqejnë heshtjen. Nga ana tjetër, një personazh ka një lloj përgjegjësie përpara publikut, në fund të fundit, në gjuhën shqipe fjala përgjegjësi, ashtu si në gjuhët kryesore të Europës, vjen nga fjala “përgjigje”. Pra, përgjigjja gjithashtu është e nevojshme. Shpresoj që biseda me ju të ketë hyrë në punë, veç të tjerash, për një gjë të tillë.

Tags: enver hoxheskadareleter
Previous Post

FOTO/ Çfarë tha autori i krimit para gjykatës

Next Post

Flet kreu i Krimeve të Rënda: Si do funksionojë SPAK, dhe çfarë i pret dosjet e mëdha

droni

droni

Next Post
Flet kreu i Krimeve të Rënda: Si do funksionojë SPAK, dhe çfarë i pret dosjet e mëdha

Flet kreu i Krimeve të Rënda: Si do funksionojë SPAK, dhe çfarë i pret dosjet e mëdha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.