Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vend.
Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Kodheli shprehet se më të tmerrshëm e bën fakti që zjarret janë të qëllimshëm.
“Megjithatë, FA janë të pranishme kudo, që nga Llogoraja, Palasa, Dukati, Dajti e deri në Velipojë. Forcat e Armatosura të Shqipërisë në krye të detyrës”, shkruan Kodheli.
Temperaturat e larta dhe thatësira kanë favorizuar përhapjen e vatrave të zjarrit në gjithë territorin e vendit, ndërsa FA janë angazhuar me mjete nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve.











