• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSJE/ Enver Hoxha pederast – Si e pësoi zyrtarja e minsitrisë për “sekretin” që dinte

droni by droni
2 August, 2017
in Dosje, Kronika, Kryesore, Politika, speciale
0
DOSJE/ Enver Hoxha pederast – Si e pësoi zyrtarja e minsitrisë për “sekretin” që dinte
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Nga Kastriot Dervishi
Kastriot Dervishi

Asamble Hatibit, regjimi i Enver Hoxhës i vrau bashkëshortin në moshë të re. Galip Hatibi u rrëmbye në mënyrë të fshehtë në vitin 1946 (kur ishte i sapomartuar me Asamblenë) kur ishte para godinës së sotme të Universitetit të Tiranës me urdhër të drejtorit të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, Nesti Kerenxhi, sigurisht duke përçuar një dëshirë të Enver Hoxhës. Hatibi u mbajt i izoluar për një kohë të gjatë në bodrumin e Seksionit të Sigurimit të Shtetit (te Selvia), derisa u ekzekutua diku afër zonës së Kinostudios kur ishte kthyer në një kufomë, kockë e lëkurë. Galip Hatibi nuk u mor u pyetje asnjëherë. Ai u la në errësirë dhe vetëm sa mbahej gjallë me ndonjë krodhe bukë. Galipi ishte njohje apo më shumë se kaq e Nexhmje Hoxhës gjatë luftës. Ai u burgos në vitin 1942 dhe ishte pjesë e grupit antifashist që u lirua nga amerikanët në Bari të Italisë. Megjithëse vrasje kriminale e Hatibit doli shumë herë gjatë procesit të Koçi Xoxes, regjimi asnjëherë nuk e rehabilitoi Galip Hatibin. Bashkëshortja e Galipit, Asambleja, njihte shumë mirë jetën e Enver dhe Nexhmije Hoxhës. Asambleja (mbante këtë emër sepse u lind në vitin 1924 kur u hap asambleja kushtetuese), mbaroi Institutin Femëror në Tiranë. Gjatë luftës u burgos si antifashiste. Në vitet 1944-1949 punoi në organizatën e Bashkimit të Grave, në vitet 1949-1956 në Ministrinë e Bujqësisë, më 1956-1974 në institutin Bujqësor të Kamzës si laborante; më 1974-1978 në ndërmarrjen artistike “Migjeni”. Asambleja u arrestua më 10. 10. 1978 dhe u lirua nga burgu më 15.11.1982 me amnistinë e përgjithshme të këtij viti.
Goditja e ashpër e Asamblesë u bë pikërisht për shkak të emetimit prej saj të fakteve mbi jetën e diktatorit. Në një raport të Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë të datës 11. 9. 1978, për Asamble Hatibin bëhet një analizë e fjalëve të saj duke ndarë agjitacionin në çështje politike dhe ekonomike. Raporte nënvizonte: “Nga burimet rezulton se Asamble Hatibi është femër e zgjuar, me kulturë, di dy gjuhë të huaja (frëngjisht e italisht, por një të dhënë tjetër thuhej se di 4 gjuhë-shënim). Është e pasionuar pas muzikës dhe letërsisë perëndimore, ka rreth të gjerë shoqëror, të cilët i ka ofruar në sajë të aftësive të saj për të tërhequr njerëzit duke u gjetur pikat e dobëta. Një pjesë janë me qëndrim të mirë politik”.

Citoheshin fjalët e saj, ndër të tjera, të mëposhtmet:
– Enver Hoxha është vrasës, kriminel, fajtor për të gjitha vrasjet që janë bërë në vendin tonë. Një person që ka bashkëpunuar me armiqtë e partisë, por për të shpëtuar veten, i ka eliminuar ata.
– Ai zhduk dhe vret, zakonisht ata që dinë sekretin për të.
– Ai e ka ngritur shumë figurën e vet, mirëpo me atë që bën, nuk janë pak, ka vrarë shumë, ka vrarë gjithë njerëzit që nuk kanë rënë dakord me të dhe ju thotë se kanë shkelur platformën. Ai është shkaktar i vrasjes së vëllezërve Kokalari gjatë luftës, burrit tim Galip Hatibi dhe shumë të tjerëve. Ai është vrasës dhe katil. Enver Hoxha është pederast. Unë e di këtë gjë. Për këtë punë ai ka vrarë edhe atë, Kokalarin… si dhe gjellëbërësin e tij të cilin e kish mbajtur vetë për marrëdhëniet e mësipërme.
– Po pse, sa do të rrojë ky? Ka për të vdekur një ditë dhe atëherë do të kemi liri të plotë. Sot pyetet për gjithçka Enver Hoxha, zëvendësi i tij nuk dëgjohet fare. Gruaja e këtij të fundit e ka tepruar me elegancën e saj…ajo është frikacake, por ka përfituar nga dinakëria e atij labit.
– Enver Hoxhës i pëlqen ta ngresh në qiell, siç ndodh me kapitullin e qëndrimit të tij në Moskë në romanin “Dimri i madh” ku autori paraqet tërë mizerjen e jetës sonë. Vaniteti (kotësia) e Enver Hoxhës arrin deri aty sa të mos i bëjë përshtypje se vepra e tij është e zezë. Autori (Ismail Kadare-shënim) është i madh se e bën armën e Sigurimit zhele.
– Hë pra, jeto në komunizëm, mbaje dhe radhën për kastraveca, të mos ketë prodhon kastraveci vendi ynë? I thonë 34 vjet! Marksist-leninist qe edhe Bashkimi Sovjetik, por e kuptoi që nuk ecet.
– Ata bëjnë politikë, do të hajë populli, mjaft e ka mbajtur peshën në kurriz, i thonë 60 vjet…Ti nuk e di se ç’është punëtori (tregon për një djalë me babanë punëtor që lagja i dha një shtëpi të vjetër. Kështu është shteti punëtor, diktatura e proletariatit).
– Unë nuk i them shthurje atyre që mbajnë pantallona të gjera e flokë të gjata, ajo është gusto e njeriut. Pantallona të gjera i ka mbajtur vetë Enver Hoxha ku ishte i ri. Shthurje i them të spiunosh prindërit se shikojnë Italinë në televizor. Ç’është e vërteta rinia ka krijuar urrejtje. Çfarë i kanë dhënë rinisë këta, vetëm aksionin.
– Ne nuk mund të izolohemi nga bota, sot janë konditat e tilla. Shikon televizorin, po shkojnë në hënë e çfarë shthurje ka në këtë mes? Ata që janë në fuqi jetojnë gjithnjë mirë, ata kanë vila kudo, në Volerek të Pogradecit, në Shkodër, në Korçë, u rrinë gati shtëpitë dimër-verë. Por ama lërmë dhe mua të jetoj si njeri, pse më le kështu.

Previous Post

Zjarre pa fund, në 15 vatra në 24 orë luftohet me flakët

Next Post

DETAJE/ Përplasja e armatosur mbrëmë te “Don Bosko”, verifikim policëve që qëlluan me armë

droni

droni

Next Post
DETAJE & EMRA/ Policia zbardh përplasjen me armë te “Don Bosko”, arrestohen dy persona bllokohen 3 kg kokainë

DETAJE/ Përplasja e armatosur mbrëmë te “Don Bosko”, verifikim policëve që qëlluan me armë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.