• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish-kryegardiani Korçës letër kryeministrit: Shkarkimi im i dyshimtë, moskthimi i dy të burgosurve jo rastësi

droni by droni
2 August, 2017
in Kronika
0
EMRI & FOTO/ Shkarkohet kryegardiani i Drenovës, i ikën dy të dënuar nga burgu
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-drejtori i burgut të Korcës, i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, me në letër, pas shkarkimit të tij nga kjo detyrë. Robert Kodra, pas bën një prezantim se kush është dhe çfarë detyrash ka pasur, ndalet edhe te rasti i mos-kthimit të dy të burgosurve nga leja, të cilët i kushtuan atij vendin e punës.
Duke shprehur dyshime se dy rastet e fundit nuk janë rastësi, ai i kërkon kryeministrit një ekip kontrolli…

Letra e plotë i Robert Kodrës

I nderuar Zoti Kryeministër,
Jam Robert Kodra, ish drejtor i burgut të Korçës. Dje njoftohem nëpërmjet medias, se jam shkarkuar nga detyra, me motivacionin se kam shkelur ligjet dhe rregulloren dhe kam keqmenaxhuar IEVP-në.
Kam mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme në Korçë, me notë mesatare mbi 9, në vitin ’83. Ashtu si ishte koha atëherë, kërkova të studioj ku të ketë nevojë Atdheu dhe kështu më çuan në shkollë ushtarake, të cilën e mbarova po me notë mesatare mbi 9. Kam kryer detyra të vështira dhe nuk kam marrë asnjëherë, asnjë vërejtje, për 30 vjet shërbim. Flas 4 gjuhë të huaja, 2 nga të cilat të mbrojtura. Kam arsimimin më të lartë ushtarak që mund të ketë një ushtarak i vendeve të NATO-s. Kam patur rastin të përfaqësoj vendin tim para personaliteteve dhe institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare, detyrë të cilën e kam përmbushur me perkushtim dhe dinjitet. Megjithë problematikat brenda Forcave të Armatosura, atë kapitull e mbylla me nder.
Më datë 1 dhjetor 2015, një ish eprori dhe miku im më merr në telefon dhe më thotë se më ka gjetur një punë. Duke e falenderuar, e pyes për t’i dërguar CV-në.
– Nuk është çështje CV-je, ma kthen. Është çështje besimi.
Më datë 2 më komunikohet urdhri nga Ministri dhe më datë 3 filloj punë.
Burgun e gjeta në një situatë jo të mirë, pas disa ngjarjeve korruptive që kishin ndodhur më parë. Nuk kisha mundësinë të ndryshoja dikë nga stafi. M’u desh të punoja bashkë me ata për përmbushjen e misionit, megjithëse kuptoja se paraardhësi im nuk ishte djall dhe stafi nuk përbëhej nga engjëj.
Misioni ynë, me pak fjalë, ishte siguria dhe të drejtat njerëzore.
Për sa i përket sigurisë, për rreth 20 muaj, nuk ndodhi asnjë ngjarje e jashtëzakonshme.
Përsa u përket të drejtave të njeriut, me krenari mund të them se nuk ka pasur asnjë ankesë, nga asnjë i dënuar në drejtim të drejtorit apo stafit. Burgu është vizituar nga personalitete të ndryshme, përfaqësues të institucioneve të rëndësishme të vendit dhe të huaja, si përfaqësues të Bashkimit Europian, të Ambasadës Amerikane, Avokatit të Popullit, Komitetit Kundër Torturës, nga delegacione apo ekipe britanike, irlandeze, gjermane etj dhe të gjithë janë larguar me përshtypjet më të mira.
Motoja në atë burg ishte: “Kush punon këtu, nuk duhet të vjedhë, nuk duhet të gënjejë, nuk duhet të tolerojë shkelje të tilla”.
Korrupsioni dhe abuzimet kanë qenë zero. Mund të përmend dy shembuj. Në dimër temperatura shkonte deri në minus 20 gradë e megjithatë ngrohja e nevojshme nuk ka munguar. Megjithë vështirësitë e amortizimit të sistemit elektrik, apo të sistemit të ngrohjes me avull (kaldajë), ngrohja jo vetëm ka qenë e siguruar, por janë kursyer edhe 2800 litra naftë.
Në burg duhet të paguash lekë që dikush të t’i largojë mbeturinat. Realisht kishim lidhur marrëveshje me një subjekt, i cili na jepte 15 mijë lekë të reja në muaj, për të na marrë mbeturinat ushqimore. Këto lekë derdheshin në arkën e institucionit dhe menaxhoheshin brenda rregullave.
Hyja çdo ditë në Rregjim, ku mbipopullimi është rreth 40% dhe takoja mesatarisht 10 deri 15 të dënuar. Përjetoja çdo moment hallet dhe problemet e tyre. Kam takuar pa orar familjarët e të dënuarve, duke mos kthyer asnjë, asnjëherë.
Burgu është hallka e fundit e sistemit të drejtësisë dhe atje precipitojnë gjithë problematikat e shoqërisë, probleme familjare, të edukimit, sociale, ligjore, shëndetësore etj.
Jam përpjekur të ndikoj sa të mundem në rehabilitimin e tyre. Vetëm gjatë vitit 2016, 102 vetë kanë kryer kurse profesionale në atë burg. 47 vetë janë në proces këtë vit.
Në lidhje me lejet shpërblyese, për të cilat akuzohem se nuk i kam menaxhuar në rregull, mund të them se gjatë vitit 2016 janë dhënë 117 leje shpërblyese, të gjitha brenda rregullave dhe të gjithë të dënuarit janë kthyer në kohë.
Javën që shkoi ka pasur dy raste të thyerjes së lejes. I dënuari DR kthehet nga leja me 5 orë vonesë. Dy ditë më pas, i dënuari DL, i cili kishte dalë edhe herë tjetër me leje, i dënuar me 4 vite dhe që i mbetej për të vuajtur edhe 1 vit, nuk kthehet nga leja. Megjithëse nuk kam fakte, dyshoj se këto dy raste nuk mund të jenë rastësi. Për të dy këto raste nuk është shkelur asnjë ligj, apo rregullore.
Zoti Kryeministër,
Të drejtën time do ta kërkoj ligjërisht, por Ju lutem, kini mirësinë të dërgoni një ekip kontrolli, me njerëz të shkolluar dhe objektivë, për të parë gjendjen e IEVP Korçë, për të kontrolluar dokumentacionin, për të takuar stafin, të dënuarit dhe familjarët e tyre. Është poshtëruese të kontrollohesh nga njerëz, të cilët ndonëse nuk kanë lexuar një libër në jeten e tyre, meren edhe me presjet nëpër dokumenta.
Është denirguese të lexosh emrin në media, nëpër kanalet televizive, kur mendon se ke punuar drejt e drejt, me idealizëm e ndjenjë empatie dhe nuk di më ç’tu thuash fëmijëve, familjes miqve e shokëve.
Unë e kullota luadhin. Shqetësimi im janë fëmijët e mij, fëmijët tanë, e ardhmja e tyre. Kur nuk tregohet aspak respekt për një njeri që ka investuar mbi 34 vjet për këtë vend, me çfarë besimi mund ta fillojë jetën një i ri?
Po Ju bëj me dije se: Jam apolitik. Nuk kam shkelur asnjë ligj apo rregullore. Kam qëndruar në Institucion mbi 12 orë në 24. Nuk është bërë asnjë ankesë kundër meje, nga asnjë person. Nuk kam vjedhur, nuk kam abuzuar, përkundrazi i kam kursyer shtetit. Kam përmbushur misionin, duke lënë një burg të sigurt, të qetë dhe në respekt të të drejtave humane.

Previous Post

VIDEO & DETAJE/ Vrasja e Elton Çiçës, zbardhen deklarimet në polici të personave që ishin në tavolinë

Next Post

FOTO & EMRI/ Presidenti Ilir Meta mban në staf edhe një tjetër këshilltar të Bujar Nishanit

droni

droni

Next Post
FOTO & EMRI/ Presidenti Ilir Meta mban në staf edhe një tjetër këshilltar të Bujar Nishanit

FOTO & EMRI/ Presidenti Ilir Meta mban në staf edhe një tjetër këshilltar të Bujar Nishanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.