• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO & DETAJE/ Vrasja e Elton Çiçës, zbardhen deklarimet në polici të personave që ishin në tavolinë

droni by droni
2 August, 2017
in Kronika
0
Vrasësi i Elton Çiços dyshohet një ish-polic
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhen dëshmitë e tre personave ishin në tavolinë me Elton Çiçën, i ekzekutuar më 1 maj të vitit 2016 në një lokal në zonën e ish-Bllokut.
Gazeta “Shekulli” sjell dëshmitë e mjekut Redjan Rraja, ish-punonjësit të policisë Alban Trimi dhe gazetarit S. K.
Redjan Rraja, mjeku i cili u akuzua për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 8 muaj burg.
Mjeku u akuzua se mbrëmjen kur ndodhi ngjarja, ka fshehur celularin dhe pistoletën që mbante viktima, Elton Çiço. Në vendimin e gjykatës të cilin e disponon edhe “Shekulli”, thuhet se gjatë fazës së hetimeve, i pandehuri Redjan Rraja ka treguar veprimet që ka bërë viktima në shoqërinë e tij para se të qëllohej për vdekje në një lokal në zonën e ish-Bllokut të Tiranë.

Ngjarja
Elton Çiço u qëllua për vdekje me dy plumba më 1 Maj të vitit të shkuar, rreth orës 22:20. Pasi ka qëlluar ndaj objektivit të tij, autori i ngjarjes është larguar duke vrapuar me shpejtësi nga ambientet e bar-kafesë dhe në një rrugice në afërsi të këtij bari ku ka ndodhur vrasja thuhet në vendimin e Gjykatës, ka hipur në një automjet që e priste me të cilin është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Elton Çiço ka gjetur vdekjen pothuajse të menjëhershme. Viktimës i është dhënë ndihma e parë nga personat që kanë qenë në tavolinë së bashku me të dhe me konkretisht shtetasit Redjan Rraja, Alban Trimi, dhe S. K., të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimin e ambulancës. Por viktima kishte ndërruar jetë para se të shkonte në ambientet spitalore.
Nga këqyrja e kufomës ka rezultuar se, viktima ka pasur dy plagë të shkaktuara me armë zjarri, konkretisht një plagë në mollëzën e faqes së djathtë dhe një plagë në krahun e djathtë.

Dëshmitë
Në veprimet e para hetimore është pyetur në cilësinë e personit nën hetimin shtetasi Alban Trimi. Nga deklarimi ka rezultuar se, natën e ngjarjes ka qenë në bar-kafe “D****” me shokun e tij, shtetasin S. K. Pak më pas në bar-kafe ka shkuar një shoku i tij i quajtur Redjan Rraja, shoqëruar ky i fundit nga një shoku i tij i quajtur Elton Çiço.
Sipas deklaruesit, rreth orës 22:15 në lokal ka hyrë një person i seksit mashkull, rreth 170 – 175 centimetra i gjatë, ezmer, me kapele sportive në kokë, i cili kur i është afruar tavolinës së tyre ka nxjerrë nga brezi një pistoletë me mulli me të cilën ka qëlluar dy herë në drejtim të shtetasit Elton Çiço.
Është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni rreth ngjarjes shtetasi S. K.
Nga deklarimet e tij ka rezultuar se, ka qenë duke pirë kafe me shokun e tij shtetasin Alban Trimi, në ambientet e brendshme të bar-kafesë. Sipas deklaruesit, pas pak momentesh në tavolinë me këta janë ulur dy persona të tjerë të panjohur prej tij, por të njohur prej Alban Trimit.
Në kohën kur kanë qenë duke biseduar midis tyre, ai ka dëgjuar dy krisma të forta që dukej se vinin në anën e veshit të majtë të tij. Në moment ky shtetas është çuar menjëherë nga tavolina dhe është nisur për të dalë nga lokali, por më pas është kthyer dhe ka shkuar në drejtim të tualeteve të lokalit.
Është pyetur në cilësinë e personit që deklaron rrethana të dobishme për hetimin shtetasi Redjan Rraja, ku nga deklarimi ka shpjeguar se: Gjatë gjithë ditës së ngjarjes ka qenë në shoqërinë e viktimës Elton Çiço.
Gjatë paradites bashkë kanë qenë në qytetin e Fierit, ku kanë drekuar me disa persona të tjerë të panjohur më parë prej tij, shokë të viktimës. Rreth orës 21:30, pasi kanë qenë duke udhëtuar me një automjet, kanë shkuar në drejtim të stadiumit “Selman Stermasi” në Tiranë. Pasi kanë parkuar automjetin, kanë shkuar në këmbë tek bar-kafe “D****” ku brenda tij janë ulur me shokët e tyre shtetasit A. T.
Duke ndenjur në kafe, në ambientet e brendshme ka hyrë një person i moshës 30 – 35 vjeç, 165 – 170 cm i gjatë, ezmer, në kokë mbante një kapele sportive, i cili kur është afruar në tavolinën ku ndodheshin, ka nxjerrë nga brezi një pistolete me mulli me të cilën ka qëlluar dy herë në drejtim të shokut të tij.
Ky shtetas ka dalë menjëherë nga lokali. Ndërkohë, nga këqyrja e kamerave të sigurisë, ka rezultuar se autori i kësaj vrasjeje është afruar tek vendi i ngjarjes me një automjet tip autoveturë me ngjyrë të errët, i cili e pret atë deri pasi kryen vrasjen e shtetasit Elton Çiços, brenda ambienteve të këtij lokali dhe pasi autori hipën me shpejtësi në këtë automjet, largohet nga vendi i ngjarjes.

Identifikimi i autorëve
Nga këqyrja e disa pamjeve filmike të marra në disa njësi tregtare, ka rezultuar se, më datë 01.05.2016 në orën 22:10:05 minuta një person me kapele në kokë. Referuar pamjeve filmike rezulton që, ky person ka karakteristika të njëjta me personin që ka hyre tek ambientet e bar “D*****”.
Është ndjekur lëvizja e autoveturës që dyshohej të kishte sjellë në vendin e ngjarjes personin e dyshuar si autor të mundshëm të veprës penale. Nëpërmjet këqyrjes së pamjeve filmike të kamerave të sigurisë të njësive të ndryshme tregtare ka rezultuar se, automjeti në fjalë ka dalë me datë 01.05.2016, në orën 21:58 min nga parkingu i shtetasit M. Delijorgji.
Nga informacionet e marra dhe nga pyetja e rojeve të parkingut rezultonte se ky automjet kishte hyrë në ambientet e këtij parkingu me datë 28.04.2016 dhe automjetin e kishin sjellë në këtë vend tre persona, të cilët nuk e kishin paguar parkingun dhe të cilët pasi e kishin parkuar ishin larguar në këmbë në drejtim të pallateve të kompleksit.

https://youtu.be/ul7HxAB5-gE

Previous Post

EMRAT & FOTO GALERI/ Angli, shqiptarët show me foto me para në rrjetet sociale, por i prangos policia

Next Post

Ish-kryegardiani Korçës letër kryeministrit: Shkarkimi im i dyshimtë, moskthimi i dy të burgosurve jo rastësi

droni

droni

Next Post
EMRI & FOTO/ Shkarkohet kryegardiani i Drenovës, i ikën dy të dënuar nga burgu

Ish-kryegardiani Korçës letër kryeministrit: Shkarkimi im i dyshimtë, moskthimi i dy të burgosurve jo rastësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.