Forca të shumta policisë kanë nisur një operacion antidrogë në zonën e “Don Boskos”.
Raportohet se policia e cila ka qenë në një postbllok, ka qëlluar në ajër, teksa një automjet nuk i është bindur shenjës për ndalim dhe ka tentuar të çajë postbllokun me forcë.
Nga ana e Policisë, mësohet se një person është vënë në pranga.
Mësohet se nuk ka asnjë Polic të lënduar, ndërsa nuk ka informacion, në se ëhstë gjetur drogë e mundshme në makinë.












