Zbardhen disa detaje për të shtënat me armë në zonën e “Don Boskos”.
Mësohet se nga ana e Policisë po zhvillohet një operacion antidrogë. Mësohet se janë përdorur armë zjarri gjatë operacionit, me qëllim neutralizimin e trafikantëve.
Nga të dhënat paraprake, ende nuk dihet nëse ka viktima apo të plagosur.











