Temperaturat e nxehta të këtyre ditëve kanë shkaktuar vatra të mëdha zjarri në të gjithë territorin shqiptar. Këtë pasdite, flakët kanë përfshirë zonën e Tufinës në Dajt, ku shtëllungat e tymit po përhapen me shpejtësi të favorizuara edhe nga temperaturat e larta dhe era që fryn. Ekipet e shpëtimit e kanë të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit të thyer.
Ekipet e shpëtimit e kanë të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit të thyer.
Sipas informacioneve, mësohet se drejt Tufinës janë nisur edhe helikopterët të cilët do asistojnë në shuarjen e flakëve.












