Një person është mbytur pasditen e sotme te Liqeni Artificial i Tiranës. Sipas dëshmitarëve, mësohet se një burrë i moshës rreth 50 vjeç, ka hyrë në liqen dhe nuk ka dalë më prej tij.
Pas kësaj ta kanë njoftuar Policisë, e cila ka mbërritur në vendin ngjarjes.
Nga ana e saj, Policia po vazhdon kërkimet për gjetjen e trupit të mundshëm, por edhe identifikimin e personit.











