Në fakt rrallë ndodh që zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë t’iu bëhet ftesa për korrigjim apo ti ballafaqosh ata me deklaratat zyrtare të institucioneve që përfaqësojnë. Por pas deklaratës së saj në Tiranë lidhur me vettingun si kushtin e vetëm të integrimit ka reaguar deputeti i PD-së, Genc Pollo.
Ai ka kujtuar Federica Mogherinit se deklarata e saj në Tiranë është ndryshe nga deklarata e BE-së dhënë më pak se tri muaj më parë.
“Mogherini deklaroi se me Vettingun hapen negociatat. Por BE në deklaratën e vet më 13/12/2016 vë këto kushte: dhe dekriminalizimi, droga e ZGJEDHJET. Miq të vërtetë!”, komenton Pollo.












