“Nuk mund të diskutojmë me opozitën atë cfarë i takon sovranit. Populli ka votuar dhe ka caktuar se kush qeveris për katër vjet kështu që nuk mund të diskutojmë”, deklaroi sot për gazetarët Kryeministri Edi Rama duke refuzuar që të diksutojë në lidhje me kërkesën themelore të opozitës krijimin e një qeverie me bazë të gjerë që do të drejtojë zgjedhjet parlamentare të qershorit.
Përsa i përket votimit të vettingut në Parlament Rama tha se PD e ka detyrim kushtetues të përzgjedhë anëtarët e vettingut. “PD mos të abuzojë dhe shpërdorojë mekanizmin e kompromisit të nevojshëm i shkruar në Kushtetutë duke i dhënë qeverisë dhe opozitës akses të barabartë në përzgjedhjen e anëtarëve të vettingut. Opozita ka detyrim nga kushtetuta të zgjedhë. Ajo mund të qëndrojë në cadër por jo për këtë cështje. Vetingu nuk mund të ndalet nga askush, po ashtu edhe reformat kushtetuese”, tha Kryeministri.
Lidhur me zgjedhjet Rama tha se nese merr vendim te mos hyje ne zgjedhje nuk ka asnje problem. Por opozita do te hyje ne zgjedhje, tha Rama ndersa hodhi fimen tek nje cader qe mbledh firmat e vettingut.
Rama tha se opozita mund te kerkoje ne tryeze gjithcka por edhe ne do te themi ato qe kemi per te thene. Cfare eshte e mundshme nuk eshte e mundshme. Nuk kemi nevoje te takohemi per te hapur rruge vettingut pasi jemi takuar korrikun e shkuar dhe kemi votuar kushtetuten.











