Policia e Tiranës ka ndjekur një makinë dhe më pas e ka bllokuar atë në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë – Durrës.
Makina u gjet se po qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara konkretisht me 214 km/h matur me Radar. Tre patrulla policia u vunë në ndjekje dhe e ndaluan atë.
Në përfundim të procedurave, duke përfshirë dhe testin e alkoolit, drejtuesit të mjetit iu tërhoq Leja e Drejtimit dhe u dërgua në OASH për shpejtësi tej normave të lejuara.Droni.al












