Kryeministri Rama ka deklaruar se kabineti i ri qeveritar do jetë gati në gusht ndërkohë që ka shtuar se do të formohet një qeveri e vogël, gjate një interviste për Intv.
“Do bëjmë një qeveri të vogël besoj, do punojmë që të zvogëlojmë numrin e agjencive, inspektoriateve, drejtorive, duke u mundur të rrisim eficencën dhe parimi kryesor i 4 viteve do jetë më shumë me më pak në cdo aspekt”- tha ai.
Pyetur për emrat e ministrave, Rama është treguar i rezervuar. “Patjetër që do t’ua zbulojë, por nuk e kam akoma të qartë se kush do jetë ku”- tha ai.
A do të ketë kabineti emra të rinj? Rama përgjigjet shkurt: Po emra të rinj, patjetër.












