Anëtarët e grupit kishin për detyrë që të zbatonin urdhërat e drejtuesve të grupit, si edhe të raportonin mbi lëvizjet e punonjësve të policisë në zonën e influencës së tyre, apo dhe për persona të panjohur, automjete që janë pranë tyre apo deportojnë në zonën ku ata banojnë dhe ushtrojne “aktivitet”. Njëkohësisht këta shtetas, në ditët e fundit të çdo muaji, kalojnë në lokalet, apo dyqanet, në tregun Zdrale Shkodër duke mbledhur lekët, duke raportuar dhe dorëzuar lekët e mbledhura tek drejtuesit e grupit.
Organizatorët e grupit kriminal, pasi u jepnin porositë anëtarëve të Grupit, i dërgonin me makinë në zonën e tregut dhe këta takoheshin me çdo tregtar dhe i menin shumat, madje duke mbajtur dhe bllok ku shënoheshin personat që paguanin. Ky aktivitet kriminal është provuar se është shtrirë në kohë nga muaji tetor 2016 deri në muajin shkurt 2017.












