Presidenti Bujar Nishani ka firmosur dekretin e fundit të tij më 20 korrik. Ndërsa i kishte mbetur vetëm një ditë zyrtare në Presidencë ai ka firmosur një dhënie shtetësie shqiptare për një personalitet të njohur të Kosovës.

Fatmir Limaj, një ndër komandantët e UCK dhe drejtues i një partie politike në Kosovë ka marrë shtetësinë shqiptare në ditën e fundit të punës të Presidentit Nishani.
Katër ditë më vonë Nishani dorëzoi detyrën e lartë tek pasardhësi i tij Ilir Meta.











