Në emisionin e sotëm të “Njerëz në Fokus” në News24 të drejtuar nga gazetarja Ola Bruko, u trajtua tema “Lufta dhe paqja e ushtarëve tanë…”, një temë kjo kushtuar ushtarëve që bëhen pjesë e misioneve ushtarake jashtë vendit, kryesisht paqeruajtës, shkruan BalkanWeb.
Në fillim të emisionit, një prej paqeruajtësve shqiptarë i mbetur anonim ka rrëfyer jetën e tij pas misionit në Afganistan.
Në një intervistë për News24, ai u shpreh se nuk ka pasur asnjë mbështetje nga shteti, dhe nga paga që merrte një pjesë i mbahej tatim.
“Kur vija nga misioni isha i ngarkuar emocionalisht. Nuk kam pasur asnjë mbështetje nga shteti. Merrja 120 mijë lekë dita, dhe një pjesë e saj më mbahej tatim. Detyrimi i Ministrisë së Mbrojtjes është të na dërgojë me pushime. Ata që kanë rrezikuar jetën nuk kanë shkuar”, rrëfeu paqeruajtësi.












