Gjatë ceremonisë së zyrtarizmit të Ilir Metës, në godinën e Presidencës ndodhe edhe kreu i qeverisë, Edi Rama për të cilin mësohet se është veshur sërish me atlete.
Ajo që është vënë re pak para ceremonisë është edhe ‘ngacmimi’ mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Mirë që nuk ke ardhur me nallane!”, mësohet se ish-kryeministri Berisha i ka thënë Edi Ramë. Ky i fundit ka qenë me atlete në ceremoni, raporton “Shekulli”.
Nga ana e tij, kreu i PD-së Lulzim Basha mbërriti në Presidencë ku u zhvillua ceremonia e dorëzimit të detyrës nga Bujar Nishani tek Ilir Meta, por ai takoi deputetët e LSI-së, por jo ata të PS-së.












