Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozena Topalli reagoi edhe sot pas shpalljes së rezultatit të garës në PD mes Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit.
Në një status në Facebook, Topalli shkruan se kutitë e votimit u mbushën pasi demokratët refuzuan Lulzim Bashën.
“Kali i Trojes në krye të PD dhe lufta e tij për të mbushur kutitë pasi demokratët e refuzuan me përçmim”, shkruan Topalli në Facebook.











