Në fillim të ditës së 17 të protestës së opozitës, kreu i PD-së Lulzim Basha ju ka përcjellë sot protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë një mesazh nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Beteja jonë nuk do të ketë përfundim tjetër përveç fitores së qytetarëve të bashkuar: zgjedhje të lira dhe të ndershme, dekriminalizim të parlamentit dhe institucioneve, luftë kundër drogës dhe një drejtësi të vërtetë”, shkruan Basha në “Facebook”.











