Flakët kanë shpërthyer në një apartament në katin e katërt në rrugën “Karl Gega” në Tiranë. Njoftimi për këtë ngjarje u bë i ditur rreth orës 09:30.
Shkak dyshohet të ketë qenë një bombol gazi.
Flakët janë vënë nën kontroll dhe ka pasur vetëm dëme materiale. Në vendngjarje janë forcat e policisë dhe zjarrfikësit.











