• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria, gjithë tenderat për kompaninë e punonjësve të Kryeministrisë

droni by droni
21 July, 2017
in Ekonomi, Kronika
0
SKANDAL/ Ja sa lekë ka shpenzuar PS për mitingjet elektorale
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kudo ku Kryeministri Rama apo ministrat e flasin në publik, në raste zyrtare apo aktivitete të Partisë Socialiste, ka gjithnjë një skenë të improvizuar me mikrofona dhe sistem profesional fonie. Shumicën e rasteve janë që këto pajisje të jenë marrë me qira apo të jenë blerë tek një kompani e vetme, Prosound shpk.

Që nga themelimi i saj në vitin 2006, Prosound, një kompani në pronësi dhe e menaxhuar nga Kliton Gjika, është kthyer në monopolin qeveritar në fushën e fonisë, duke u bërë pjesë integrale e makinës propaganduese të Kryeministrit Rama.

Po të shohim numrin e kontratave që kompania ka përfituar nga qeveria që nga viti 2012, dukshëm vihet re një rritje e konsiderueshme pas vitit 2013, rritje kjo që shënon kulmin në vitin 2016. Megjithëse deri më tani ka të dhëna vetëm për gjysmën e parë të vitit 2017, duket se kompania është drejt arritjes së të njëjtave të ardhura nga fondet publike si në vitin 2016.

Ajo çka bie në sy është se të gjitha kontratat e qeverisë të përfituara nga Prosound shpk përpara vitit 2017, nuk paraqiten në sistemin e prokurimeve publike. Hapja e procedurave të tenderimit ndoshta nuk ka qenë e nevojshme për të gjitha kontratat, pasi disa prej tyre përfshijnë shuma të vogla parash. Por ka raste të tjera, që megjithëse prokurimi publik ka qenë i nevojshëm, qeveria nuk ka hapur tender publik, duke zgjedhur “prokurimin me negociata pa deklarim paraprak”.

Me kalimin e kohës, këto kontrata bëhen shumë të rëndësishme për të ardhurat e kompanisë. Duke përdorur vazhdimisht procedurën e negociatave, qeveria ka izoluar në mënyrë efektive Prosound shpk nga çdo konkurrent tjetër në treg dhe ka krijuar monopol.

Të dhënat nga Open Spending Albania tregojnë se kontrata e parë e madhe nga qeveria për Prosound erdhi në shtator 2013, vetëm disa ditë pas formimit të qeverisë Rama: një kontratë për një aktivitet në Kryeministri.

Që aty filloi rritja me ritme të mëdha e kontratave publike. Në vitin 2014, kompania përfitoi një tjetër kontratë të madhë të Ministrisë së Kulturës me rastin e vizitës së Papa Franceskut. Kjo kontratë iu dha Prosound pa asnjë procedurë tenderimi publik.

Në vitin 2015, më shumë se gjysma e përfitimeve të Prosound shpk nga qeveria, erdhën nga një kontratë e vetme: organizimi i koncertit për 70 vjetorin e Çlirimit. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në atë kohë e drejtuar nga Erion Veliaj, i pagoi 210 mijë euro Prosoundit pa asnjë procedura publike tenderimi.

Prej vitit 2013, kontratat nga fondet publike për Prosound kanë ardhur nga Bashkia e Tiranës, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mirëqeniës Sociale, Ministria e Arsimit, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Shtetit, Qendra për Hapje dhe Dialog (COD), AKPT e të tjera.

Të gjitha këto institucione drejtohen nga Partia Socialiste dhe të gjitha kontratat e tyre me Prosound janë kontrata “të negociuara” pa shpallje publike.

Furnizuesi më i madh dhe i pandërprerë i Prosound shpk është Kryeministria: gati 30 për qind e të ardhurave të vitit 2016 të kompanisë nga fondet publike, erdhën nga ky institucion. Ky fakt bëhet më problematik po të marrim parasysh se një punonjës i tanishëm i Prosound është gjithashtu i punësuar si nëpunës publik në Drejtorinë e Informacionit të Kryeministrisë, ndërsa një ish-punonjës i Prosound është emëruar në Kabinetin e Kryeministrit.

Po ashtu në vitin 2017,  Prosound pati kontrata të mëdha me Kryeministrinë, përfshi për ceremoninë shtetërore të funeralit të shkrimtarit Dritëro Agolli. Për asnjë nga kontratat e këtij viti nuk ka pasur asnjë procedura prokurimi publik.

Në vitin 2017 gjithashtu, Bashkia Tiranë filloi t’i japë tendera publikë Prosoundit, përmes procedurave të prokurimit publik, gjë që duket si një përmirësim. Të dhënat nga Open Data Albania tregojnë tri tendera në vitin 2017 me vlerë totale prej 114 mijë eurosh për “aktivitete të ndryshme”, “shpenzime të tjera” dhe marrje me qira të pajisjeve audio dhe video”. Në të tre këto tendera Prosound ishte ofertuesja e vetme.

Këto raste përshtaten më së mirë me modelin e tenderëve të tjerë qeveritarë ku paraqitet vetëm një ofertues. Një prej këtyre kompanive është Fusha shpk, e cila fitoi tre tendera për rindërtimin e Sheshit Skenderbej, pa asnjë kompani konkurrente.

Mund të jetë që të gjitha këto kontrata dhe transaksione të jenë kryer brenda kufijve të ligjit, por si edhe me kompanitë e tjera “të preferuara” të qeverisë, ne gjejmë të njëjtin model: një rritje e papritur e kontratave qeveritare që pas zgjedhjeve të vitit 2013; përdorimi i shpeshtë i “prokurimit me negociata pa deklarim paraprak”; procedurat e prokurimit publik në të cilat fituesi duket se është i paracaktuar; fondet publike që rrjedhin nga ministritë dhe institucionet shtetërore të mbajtura nga PS, me pothuajse asnjë fond publik që vjen nga ministritë e mbajtura nga LSI; dhe punonjësit e tanishëm dhe të mëparshëm të kompanisë që punojnë në Kryeministri, e cila gjithashtu është qartësisht klienti më i madh i Prosound në nivel shtetëror.

E këtu nuk kemi folur për aktivitetet që Prosound ka menaxhuar për Partinë Socialiste.

Asnjë nga këto më lart nuk është provë përfundimtare për klientelizmin e korupsion, por në pamje të parë ato duke si të tilla.exit.al

 

Tags: prosound
Previous Post

PROKURORI/Greku i përgjimeve shpallet e pafajshëm

Next Post

Aktori i plagosur, ja pse u burgos në vitin 2014

droni

droni

Next Post
EMRI&FOTO/I riu që u plagos në Tiranë, aktor filmash

Aktori i plagosur, ja pse u burgos në vitin 2014

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.