Një 24 vjeçar me origjinë nga Dibra është arrestuar në Maltë pasi e kanë pikasur me dokumenta false.
Prokuroria e udhëhequr nga inspektori Darren Buhagiar gjithashtu ka paraqitur një akuzë lidhur me falsifikimin e dokumentacionit të rremë, me të cilin u përpoq të vazhdonte hyrjen në Maltë.
Por, avokati i shqiptarit, Noel Cutajar ka thënë se ai dëshironte të largohej ga Shqipëria, pasi kishte frikë për jetën e tij, pasi kishte marrë kërcënime me jetë. Ai pranoi fajin, derisa do të qëndrojë në paraburgim.












