• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Viktima e krimit në Këlcyrë nuk e gëzoi dot pensionin e parë

admin by admin
6 March, 2017
in Kronika
0
DETAJE/ Viktima e krimit në Këlcyrë nuk e gëzoi dot pensionin e parë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë, ku një 30- vjeçar me probleme mendore ka vrarë me thikë një 66-vjeçar. Krimi makabër ka ndodhur në fshatin Corrogunjë, gati 8 km në veri të Këlcyrës.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e krimit më të rëndë që kanë përjetuar banorët e këtij fshati të vogël. Nesim Hoxha, 66 vjeç, i sapodalë në pension, nuk e ka gëzuar pensionin e parë, të cilën do ta merrte të hënën.
Goditja me thikë nga Alban Voda në trupin e të ndjerit, ka qenë fatale, çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Mjeti prerës metalik është përdorur nga 30-vjeçari në një moment gjaknxehtësie e sipër fill pasi pensionisti dyshohet se e ka ofenduar, duke e etiketuar si të çmendur.
Kaq ka mjaftuar që Voda të nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar atë me një goditje të vetme në qafë. Pak orë pas ngjarjes, Voda u arrestua nga Policia, pasi u gjet në një vend të veçuar afër qendrës së fshatit ku, me sa duket, priste grupin e gatshëm ta arrestonte.
Patrulla “Shqiponja” e mbërritur nga Gjirokastra, prangosi të riun, i cili ka një fizik të fortë falë edhe stërvitjeve dhe teknikave që ka përdorur, kur ka qenë me mision paqeruajtës në repartin komando në Afganistan apo dhe Irak, shkruan “Panorama”.
Policia përveçse ka arrestuar agresorin, shoqëroi edhe dy banorë të fshatit, të cilët vlerësohet të kenë parë të gjithë ngjarjen e paprecedentë. Banorët e fshatit, në shumicën e rasteve, nuk kanë dashur të jepnin informacione rreth agresorit, ndoshta nga frika e hakmarrjes së tij në një të ardhme, por në grup e kanë dënuar veprimin e tij, që i mori jetën 66-vjeçarit Hoxha.
I riu, sipas dëshmisë së Pëllumb Çetës, komshiut të viktimës Hoxha, rrjedh nga një familje normale, madje vetë agresori nuk është shquar për ndonjë sjellje anormale me banorët e rastësishëm të fshatit Corrogunjë.
Vetë Pëllumbi ka qenë në dijeni të një konflikti që ka ndezur gjakrat mes Hoxhës dhe Vodës këtu e një vit e gjysmë. Në atë periudhë, gjakrat u qetësuan disi, por Policia e Përmetit asnjëherë nuk i ka marrë në konsideratë ankesat e herëpashershme të 66-vjeçarit, pasi ai shumë herë është kanosur nga agresori.
Mësohet se Hoxha dy herë i ishte drejtuar Komisariatit të Policisë së Përmetit për të kërkuar mbrojtje nga 30- vjeçari Voda, por që asnjëherë kjo mbrojtje nuk iu vendos në dispozicion. Të vërtetën që solli konfliktin mes tyre askush nuk e di, madje as edhe bashkëshortja e viktimës, e cila ka mohuar të ketë pasur dijeni për natyrën e konfliktit që gjeneroi mes tyre.
Por burime nga grupi hetimor pohojnë se bëhet fjalë për një çështje pronësie të diskutueshme mes agresorit dhe viktimës. Ndërkaq, nuk përjashtohet edhe pista e hashashit vitin e kaluar, ku ish-komandoja mendohet se ka qenë kultivues i bimëve narkotike në tokën e viktimës.
Ky element jo pak i rëndësishëm po merret në konsideratë nga grupi hetimor, por kërkohen të dhëna shtesë për të hetuar në këtë drejtim, ndërsa vetë agresori sot nuk ka folur aspak në prani të oficerëve të Policisë Gjyqësore.
Alban Voda ka qenë komando në Afganistan dy herë me misione paqeruajtëse dhe prej tri vitesh ishte kthyer në Shqipëri. 30-vjeçari ka shërbyer në dy misione paqeruajtëse në Afganistan, 2010-2011 në Kabul, dhe janar-korrik 2012 në Herat. Pas Afganistanit, mendohet se ka shërbyer komando edhe në Irak, por deri më tani nuk ekzistojnë prova për ta vërtetuar këtë gjë.

Previous Post

PDIU zhvlerëson tentativën e Edi Ramës për tu “emëruar” në opozitë

Next Post

VIDEO SKANDAL/ Gjobvënësi i Shkodrës duhet të ishte në qeli, a do ankohet Saimir Tahiri për gjyqtarët që e kishin liruar?!

admin

admin

Next Post
VIDEO SKANDAL/ Gjobvënësi i Shkodrës duhet të ishte në qeli, a do ankohet Saimir Tahiri për gjyqtarët që e kishin liruar?!

VIDEO SKANDAL/ Gjobvënësi i Shkodrës duhet të ishte në qeli, a do ankohet Saimir Tahiri për gjyqtarët që e kishin liruar?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.