Avokati i Popullit Igli Totozani, së bashku me një grup ekspertësh të Seksionit të Sigurisë dhe atyre të Mekanizmit Kombëtar të Parandalimit të Torturës monitoron protestën e opozitës ku në qendër të vëmendjes ishte sjellja e efektivëve të policisë ndaj qytetarëve.
Në fund të protestës, Avokati i Popullit Totozani vlerësoi protestën paqësore dhe masat e marra nga uniformat blu.
Institucioni i Avokatit të Popullit do të hartojë një raport mbi ecurinë, sjelljen e protestuesve dhe reagimin e policisë.












