Një grup demokratësh të Shkodrës kanë nënshkruar sot një peticion që pretendohet të jetë mbështetur nga 120 anëtarë të PD. Ky është peticioni i katërt nga degë lokale kundër Bashës. Peticionet e mëparshme janë përgenjështruar nga ata që kanë emrat e përfshirë ndërkohë që shumica e firmave është falsifikuar.
Nënshkruesit e peticionit shprehen se Basha duhet të marrë përgjegjësi për disfatën e 25 qershorit dhe jo të justifikohet duke fajësuar kundërshtarin politik për manipulim apo blerje vote.













