Një I moshuar ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi e ka zënë korenti.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Selenicë- Ersekë.
Shetasi B.N, 66 vjeç, banues në Selenicë, duke punuar me autokombajnë, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.











