• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Kavajë, aksioni kundër hajdutëve zbuloi trafikun e drogës nga djali i shefit të Policisë

droni by droni
16 July, 2017
in Kronika
0
DETAJE & EMRI/ Kavajë, hetimet për 1.3 ton kanabis të çojnë te djali i zyrtarit të lartë të Policisë

Foto Ilustruese

0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria urdhëroi dje arrestimin e dy personave të tjerë në vazhdim të operacionit antidrogë “Pilotët”, i cili tri ditë më parë sekuestroi në Kavajë 1,3 tonë kanabis që po bëhej gati për t’u trafikuar në Itali.
Burime zyrtare të Policisë, thanë se në vazhdim të hetimeve kanë rënë në pranga shtetasit Aristotel Kasa, 23 vjeç dhe Kejvi Hajdari, 22 vjeç, djali i Artur Hajdari, ish-shefit të krimeve në Komisariatin e Policisë së Gramshit, shkruan Panorama. Më herët gjatë veprimeve të para të operacionit, ishin arrestuar Arvis Muçaj, 24 vjeç, Joni Sadikaj, 18 vjeç dhe Roland Hysenbelliu, 37 vjeç.
Por, burime të Drejtorisë së Policisë së Tiranës kanë bërë me dije se për këtë rast janë shpallur në kërkim pesë persona si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 4 të tjerë.
Burimet e Policisë thanë se po procedohen në gjendje të lirë shtetasit me iniciale: Q. Ç., H. K., A. M., dhe S. M., ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit: E. E., E. S., B. R., F. S., dhe E. S. Gjatë aksionit mësohet se janë sekuestruar 1 ton e 360 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva si dhe katër automjete, 1 gomone, dhe 1 mjet i rëndë traktor.
Nga këqyrja e pakove të lëndës narkotike mësohet se droga do të kishte të paktën tre marrës të ndryshëm në Itali, pasi ambalazhimi dhe inicialet e vendosura në qeset e drogës kanë qenë të tri llojeve të ndryshme.
Dyshimet janë se rrjeti i trafikimit për nga vetë sasia e drogës që po përgatitej për nisje drejt Italisë, është më i gjerë sesa numri i personave të arrestuar deri tani. Hetuesit kanë dyshime se pjesë e këtij rrjeti janë edhe punonjës të policisë së shtetit, të cilët po hetohen për rolin e tyre në këtë histori.

Aksion për hajdutët kapi drogën
Asnjë ndjekje apo hetim paraprak nuk ka pasur në lidhje me ngarkesën prej 1.3 tonë kanabis, e cila u bllokua së fundi në Kavajë.
Zbulimi i tentativës për trafikimin e kësaj sasie droge në Itali ka ndodhur rastësisht nga postblloqet e policisë që ishin ngritur në kuadër të masave rutinë kundër vjedhjes së banesave dhe automjeteve në zonën e Kavajës.
Në një raport të Policisë në lidhje me ngjarjen, thuhet se makinat që transportonin drogën janë kapur “më datë 14 korrik 2017 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë së Kavajës, të cilat kanë qenë të planizuara me shërbim, në bazë të planit të masave nr. 1095/K, datë 10 korrik 2017, të hartuar me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në drejtim të veprave penale kundër pronës “vjedhjeve të automjeteve dhe banesave si dhe autorëve të tyre”.
Më konkretisht, mësohet se shërbimet e policisë, kanë konstatuar fillimisht një furgon me drita të gjata të ndezura që po lëvizte me shpejtësi tej normave.
Policia i ka bërë shenjë për të ndaluar automjetit në fjalë, por furgoni ka rritur shpejtësinë dhe ka tentuar të largohet. Forcat e rendit janë vënë në ndjekje të tij dhe pas rreth 20 minutave ndjekje kanë arritur të ndalojnë mjetin që ishte braktisur nga autorët.
Në këtë furgon që udhëtonte drejt “Plazhit të Gjeneralit” është gjetur edhe sasia më e madhe e drogës.
“Më datë 14. 07. 2017, rreth orës 02:20, shërbimet e policisë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur fshati Bago, dy automjete, konkretisht një ‘Land Rover’ dhe një furgon mund të transportonin lëndë narkotike”, theksohet në komunikatën zyrtare të Policisë.

Previous Post

VIDEO & EMRA/ Vlorë, flakin pistoletën nga makina, por nuk i shpëtojnë prangave të Policisë

Next Post

Pyje e ullishte vazhdojnë të digjen, 13 vatra zjarri në gjithë vendin

droni

droni

Next Post
Sarandë, zjarr në ullishte humb jetën një person

Pyje e ullishte vazhdojnë të digjen, 13 vatra zjarri në gjithë vendin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.