Ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, ka njoftuar KLSH dhe ka paditur në Prokurori Sekretaren e Përgjithshme të ministrisë për shkak se shkeli ligjin dhe vendimine qeverisë për tenderat në fushatë.
Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha, ka kryer procedura prokurorimi mbi vlerat e vëna në dispozicion nga Buxheti i Shtetit. Sipas Bardhit vetëm në 2 procedura prokurime, që i ka fituar e njëjta kompani, ka prokuruar 1.2 miliard lëke më shumë se c’kishte parashikuar buxheti i shtetit për atë shërbim.
Ministri i Drejtësisë ka kërkuar që këto procedura të kalojnë në sitën e KLSH-së dhe prokurorëve.
Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë znj. Juliana Hoxha kadidoi për deputete ndërkohë që mbajti edhe detyrën në administratën publike.












