Një i ri nga Laci ka ndërruar jetë në pavionin e toksikologjisë në QSUT Tiranë, njofton policia lokale.
I riu ka ndërruar jetë në spital pasi kishte konsumuar fostoksinë. Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.07.2017, është dërguar tek poliklinika e Mamurrasit, Kurbin, në gjendje të rëndë shtetasi P.B.vjeç 25 , banues në Kurbin, i cili më pas është derguar në pavionin e toksikologjisë në QSUT Tiranë, ku ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera rezulton se ky shtetas ka konsumuar fotoksinë. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqesorë Kurbin, për vlerësim.











