Një denoncim për dyshime të vjedhjes së drogës së bllokuar në Llakatund të Vlorës, është bërë publike me video, nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Përmes një shënimi në Facebook, referuar qytetarit dixhital, Berisha shkruan se disa persona po vjedhin drogën e sekuestruar.
Sipas denoncuesit droga është futur në qeska të zeza nga policia dhe po del me qeska të bardha nga makina.
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Po vjedhin drogen e kapur ne Llakatund?? Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
“Doktor te uroj shendet, lind nje pyetje. Droga u fut me qeska te zeza dhe po del me qeska te bardha, dhe shum boshe, si ka mundesi? Te lutem anonim, se me kete ordinirin te behet gropa”.












