Dy të rinj shqiptarë përkatësisht 22 dhe 23 vjeç ranë në prangat e policisë italiane. Arrestimi i tyre është bërë në lagjen e quajtur Borghesiana. Nga kontrolli i ushtruan në banesën e tyre u gjetën 240 kg marijuanë, 50 gramë kokainë e pastër, një pistoletë e rreth 20 mijë euro cash.
Sipas policisë italiane, lënda narkotike e sekuestruar do të kapte në treg një vlerë shitje prej 1 milionë euro.

Në momentin e arrestimit dy shqiptarët u përpoqën t’u fshiheshin forcave italiane të rendit, duke u larguar përmes çative të ndërtesave.
Pas disa minutash ndjekje, policia italiane ka mundur të prangosë dy trafikantët shqiptarë.

Aktualisht 2 shtetasit shqiptarë gjenden në burgun Regina Coeli të Romës në pritje të procesit gjyqësor.
Akuza ndaj tyre është trafik lëndësh narkotike e armëmbajtje pa leje












