Nje operacion antidrogë u zhvillua ditën e djeshme në Përmet.
Gjatë kontrolleve në fshatin Miçan të Përmetit është sekuestruar 41 kilogramë kanabis sativa, dhe u vu në pranga një person.
Sipas informacioneve zyrtare, është ndaluar 68-vjeçari me inicialet M. Sh., banues në fshatin Miçan, Përmet. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës, për akuzën e “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.












