Ka përfunduar procesi i gjatë i ditës së sotme, i rinumërimit të votave në 64 kuti, për Qarkun e Tiranës.
Në përfundim të tyre, PDIU ka shtuar në tabelën e votave të saj, vetëm 5 vota më shumë, të cilat nuk mjaftojnë për ti dhënë mandatin deputetit Shpëtim Idrizit.
Ndërkohë, sot, më herët PDIU adresoi një tjetër kërkesë në KQZ.
Nëpërmjet një shkrese zyrtare, e depozituar në KQZ, PDIU kërkon rinumërimin e të gjitha kutive të votave të Qarkut të Tiranës.
“Rinumërimi i sotëm, provoi pretendimet tona”, është argumenti i PDIU. DRONI.al












