Policia e Shkodrës ka bërë të ditur se është vetëdorëzuar Dritan Ymeri, i shpallur në kërkim prej rreth dy javësh, si i akuzuar për vrasjen mjekut Ilir Alija.
Policia e Shkodrës bën të ditur se pas kontrollove të shumta të kryera nga forcat policore, pamundësisë për tu larguar falë masave të marra nga Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Drejtoritë Vendore të tjera të Policisë , si dhe pas negociatave të pandërprera me familjarët, është vetdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, autor i vrasjes së shtetasit Ilir Aliaj, ngjarje e ndodhur më datë 01. 07. 2017, shtetasi Dritan Ymeri, 29 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Perash” të qytetit Shkodër.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër , ndaj këtij shtetasi , ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasje me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76 e 278 të Kodit Penal.
Materialet proçeduriale shtesë në ngarkim të tij do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkoder.












