• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEUTSCHE WELLE/ Pse BE lejon të sundojnë në Ballkan liderët autokratikë?

droni by droni
13 July, 2017
in Kryesore, Opinion, Politika, Rajoni
0
DEUTSCHE WELLE/ Pse BE lejon të sundojnë në Ballkan liderët autokratikë?
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vërtet Ballkani do t’i jepet më shumë para nga BE, por a do t’i zgjidhin paratë problemet e thella që kanë vendet e Ballkanit mes njëri-tjetrit? Adelheid Feilcke kërkon më pak skrupuj ndaj lidershipit politik ballkanik.

Nga Adelheid Feilcke

Po, vërtet BE ofroi vërtet diçka më shumë: Do të ketë më shumë fonde madje edhe projekte konkrete në hapësirën infrastrukturore dhe transportit. Po, perspektiva e anëtarësimit u ripërtëri edhe një herë me zë të lartë. Por nuk ka vend për të filluar t’i rrahim shpatullat njëri-tjetrit pas samitit të Ballkanit Perëndimor në Trieste. Sepse problemet e këtyre vendeve brenda tyre e mes njëri-tjetrit janë shumë më të thella, sa të mund të zgjidhen me mjetet që u ofruan aty.
Ato jo vetëm që janë të thella, ato janë themeltare dhe nuk kapen sa duhet në rrënjët e tyre edhe nga Procesi i Berlinit, ndërkohë në vitin e katërt të tij. Prandaj edhe progresi është i vogël, deziluzionimi i madh, e për këto arsye këto procese në vijim e sipër mund të ngecin në çdo kohë apo edhe të ndërpriten.
Ajo shtjella e fuqishme me emrin BE ka kohë që nuk rrëmben më politikisht. Politikanët e vendeve të Ballkanit nuk e shprehin aspak mirënjohjen për vëmendjen dhe dorën e zgjatur me qëndrimin e duhur ndaj vlerave europiane dhe parimeve demokratike. Vitet e fundit mes politikanëve të Ballkanit ka zënë më shumë vend një lloj neglizhence e rrezikshme, që lejohet nga partnerët e BE më shpesh se duhet e me një mirëkuptim më të madh se duhet për presionet e brendshme politike, por që kryesisht çon në ruajtjen e pushtetit të politikanëve qeverisës gjithnjë e më shumë autokratikë.
Programet e procesit të Berlinit të orientuara shumë nga ekonomia ndjekin strategjinë “Transformim përmes veprimit” dhe shpresojnë që prosperiteti ekonomik të pasohet nga një shoqëri liberale dhe pluraliste. Por më e rëndësishme do të ishte të tregohej vëmendje që këto programe infrastrukturore-ekonomike dhe digjitalizuese të kenë efekt e një spektri sa më të gjerë.

Kokteili i rrezikshëm
Vëmendja e madhe që po gëzon momentalisht Ballkani, nuk është falë procesit inkurajues të Berlinit, përkundrazi ajo vjen nga krizat e vazhdueshme politike me potencial dhune e forcë shpërthyese ideologjike dhe etnike. Stanjacioni ekonomik i vazhdueshëm dhe klientelizmi politik janë arsyeja pse në shumë pjesë të këtyre shoqërive sundon një përzierje e varfërisë, mungesës së shpresës, nxitjes ideologjike me radikalitet ideologjik e fetar. Një kokteil i rrezikshëm!
Nga samiti i Triestes doli si rezultat konkret marrëveshja e transportit. Por suksesi i vogël – që për herë të parë Serbia dhe Kosova vendosën nënshkrimin në një marrëveshje të përbashkët nuk ra në sy – sepse Bosnje-Hercegovina refuzoi nënshkrimin. Pse? Republika kokëforte Srpska me tendencë të fortë pavarësuese bllokoi qeverinë federale thjesht nga parimi i qëndrimit bllokues në politikën e brendshme. Ajo që në Bosnje-Hercegovinë shkakton komplikime të vazhdueshme, mund të kthehet në çdo kohë në një retorikë të nxehtë e bllokadë edhe brenda vendeve të Ballkanit. Serbia nuk e njeh Kosovën, Maqedonia bllokohet për shkak të konfliktit të emrit me Greqinë…e kështu me radhë.

BE duhet të jetë më kërkuese
Por këto çështje – bërthama konfliktesh nuk trajtohen me vendosmëri në Procesin e Berlinit nga skrupuj të gabuar. Po ashtu nuk ushtrohet aq sa duhet presion ndaj liderëve politikë të këtyre vendeve, që të respektojnë parimet e shtetit ligjor dhe pluralizmit. Me të drejtë përfaqësuesit e shoqërisë civile në aktivitetet përreth samitit kërkuan në Trieste që BE të flasë hapur si edhe një përthithje më të madhe të aktorëve të tjerë shoqërorë e jo vetëm të vendimmarrësve politike.
Stabiliteti politik në Ballkan është edhe stabiliteti ynë, deklaroi kancelarja Merkel në Trieste. Por ekziston rreziku që BE me mendjelehtësi lejon garantimin e këtij stabiliteti nga elitat pushtetarë të atjeshme dhe sakrifikon për këtë pluralitetin e mediave dhe shoqërisë civile të ngritur me mundim këto vite. Për sa kohë që fuqia joshëse e BE-së ende ekziston dhe për sa kohë ajo është e përfshirë në proceset e ndërtimit dhe transformimit, ajo duhet ta kërkojë më fort zbatimin e rregullave të lojës demokratike e t’i mbështesë ato. Sepse vetëm ato do të sigurojnë hovin ekonomik dhe të sjellin perspektivë për njerëzit në vendet e Ballkanit, të cilët aktualisht me mijëra e thonë fjalën e tyre duke u larguar me mijëra nga vendi.

Previous Post

FOTO/ Humb jetën në punë 34-vjeçari, reagimi i Policisë shton më shumë misterin

Next Post

Shkodër, 10 biznesmenë në pranga, vidhnin energjinë elektrike

droni

droni

Next Post
Në pranga dy faturistë të OSHEE-së në Kavajë

Shkodër, 10 biznesmenë në pranga, vidhnin energjinë elektrike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.