20 banesa janë vënë në rrezik nga flakët që kanë përfshirë fshatin.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, në fshatin ‘Asim Zeneli’ në Gjirokastër.
Pas disa orësh flakët u lokalizuan dhe vatra po monitorohet në vazhdimësi.
Shefi i Zjarrfikëseve Kujtim Bizhga i bëri thirrje policisë të marri masa dhe të ndëshkojë fajtorët pasi gjithçka duket e qëllimshme.
Nuk dihen ende dëmet në këtë zonë, ndërkohë që zjarret në këtë qark janë kthyer problem serioz.
Vetëm një ditë më parë në Libohove u dëmtuan 95 rrënjë ullinj dhe 130 rrënjë dardha.













