Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka adresuar një mesazh sot, në fillimin e ditës së 19 të protestës së opozitës përpara Kryeministrisë.
“Forca jonë janë elita e vërtetë e historisë: Intelektualët, pedagogët, artistët, më e mira që ka prodhuar e prodhon kombi ynë. Është, sigurisht, rinia shqiptare që ka qenë e vazhdon të jetë pjesë e forcës dhe e vendosmërisë së këtij bashkimi popullor”, është mesazhi i Bashës.












