Qeveria ka propozuar tre emra, dy prej të cilëve të rinj, i treti “i vjetër” për kandidatë të Gjykatës së Të drejtave të Njeriut.
Emrat e propozuar janë, Aleksandër Muskaj, Aurela Anastasi dhe Sokol Berberi.
Sokol Berberi është kandidaturë “e djegur” një herë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës e cila në shtatorin e vitit të kaluar, refuzoi tre kandidaturat e paraqitura nga qeveria shqiptare. Midis emrave të refuzuar të Ina Ramës dhe Gent Ibrahimi, ishte edhe Sokol Berberi.
Tre emrat e dërguar nga qeveria, do të zëvendësojnë gjyqtarin shqiptarë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, Ledi Bianku.












