Një ngjarje rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Divjakë.
Një 40-vjeçar ka humbur jetën i mbytur në det, ndërsa fatmirësisht pushuesit kanë mundur të shpëtojnë vajzën e tij vetëm 7 vjeçe.
Mësohet se 40-vjeçari me inicialet E. D., dhe vajzën e tij i kishte marrë rrjedha e ujit nga pakujdesia.
Në këtë situatë kanë ndërhyrë pushuesit e tjerë që ndodheshin aty, duke e shpëtuar vajzën e mitur, por 40-vjeçari nuk ja ka dalë që të shpëtojë.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si “Ura me dërrasa”.











