Policia Rrugore njofton se aksi rrugor Tiranë – Gjiri i Lalzit e anasjelltas është i mbingarkuar.
Sipas Policisë ka fluks të madh lëvizjesh të automjeteve.
Policia apelon drejtuesit e automjeteve të cilët kanë destinacion të ndryshëm nga Gjiri i Lalzit për të mos u bllokuar dhe për të lehtësuar sadopak trafikun të zgjedhin aksin Tiranë – Ndroq – Plepa – Durrës.
Ndërsa në akset rrugore Lezhë – Shëngjin, Shkodër – Velipojë, Fier – Vlorë situata e trafikut është mbi normalen e javës por nuk ka probleme.













