Kreu i PD-së Lulzim Basha është duke drekuar me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.
Mësohet se Basha dhe Lu, janë në një lokal në ish-Bllok.
Kjo drekë, e konsideruar si “drekë pune” besohet se ka në qendër të bisedës edhe zhvillimet fundit të opozitës, me gjasa procesin e Vetting-ut, i cili është bllokuar” pas protestës së opozitës dhe mospjesëmarrjes së saj në komisionet parlamentare dhe punimet e Kuvendit.











