Gjykata Kushtetuese rrëzoi ankimimin e Unionit të Gjyqtarëve dhe Shoqatës Kombëtare të Gjyqtareve për ligjin e statusit të gjyqtarit.
Gjyqtarët kishin kërkuar pezullim dhe shfuqizim të ligjit, pasi sipas tyre është antikushtetues dhe madje cenon pavarësinë e gjyqësorit dhe shkel standardet e përcaktuara nga Komisioni i Venecias.
Pika e parë e kërkesës ishte pezullimi i ligjit derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet ne lidhje me kërkesën.
Gjykata rrëzoi kërkesën e pezullimit, ndërsa u tërhoq sërish për kërkesën e dytë, atë të shfuqizimit të ligjit.
Përfaqësuesja e Kuvendit, Vasilika Hysi, kërkoi kohë të njihet me kërkesat, por gjykata rrëzoi kërkesën.
Sipas kreu i Unionit të Gjyqtarëve, Gert Hoxha, “Në 12 prill, Këshilli i Lartë i Drejtësisë përfundon funksionimin sipas disa dispozitave ligjore të ligjit për statusin e gjyqtareve dhe prokuroreve dhe atij për organizimin e funksionimin e organeve të qeverisjes së gjyqësorit. Kjo gjë bie në kundërshtim flagrant me nenin 179 të Kushtetutës”.











