“Partia Demokratike dënon me ashpërsi sulmin banditesk ndaj gazetarit Elvi Fundo. Kjo goditje ndaj fjalës së lirë dhe lirisë së shtypit vjen në kohën kur qeveria Rama është e angazhuar frontalisht në shantazhe dhe kërcënime ndaj medias me qëllim kapjen e saj totale dhe asgjësimin e fjalës së lirë. Partia Demokratike i kërkon prokurorisë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen dhe të vërë para drejtësisë autorët e sulmit banditesk ndaj gazetarit Elvi Fundo”.
Ky është reagimi i PD-së, për aktin e sotëm të sulmit dhe dhunës fizike ndaj gazetarit Elvi Fundo.












