Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për 4 nga 11 të arrestuarit gjatë operacionit “Lazarati 2 “ ku mbeti i vrarë edhe efektivi i forcave speciale RENEA, Ibrahim Basha.
Për vëllezërit Arbjon e Alban Aliko dhe dy të pandehurit e tjerë Elvis Bocia dhe Bajram Boçi, Prokuroria ka kërkuar burg përjetë.
Ndërsa për të pandehurit e tjerë ka kërkuar: 35 vite burg për Elson Kazma, 20 vite burg për Xhulio Malon, nga 18 vite burg për Iljaz Xhaferraj, Dervish Gaba dhe Rubin Hiraj.
Njoftimi i Prokurorisë
Prokuroria per Krime te Renda paraqiti konkluzionet per ate qe konsiderohet “Grupi i zjarrit” ne Lazarat, te cilet u konfliktuan me arme me Policine ne vitin 2015. Nga ky konflikt mbeti i vdekur efektivi Ibrahim Basha.
Procesi ndaj te pandehurve u zhvillua me gjykim te shkurtuar dhe, nese shpallen fajtore, perfitojne uljen me 1/3 e denimit.
Prokuroria per Krime te Renda kerkon denimet, si me poshte:
Arbion Aliko, burgim te perjetshem.
Alban Aliko, 35 vjet
Bajram Bocia, burgim te perjetshem
Elvis Bocia, burgim te perjetshem
Elson Kazma, 35 vjet
Xhulio Malo, 20 vjet (ne baze te neni 51 te kodit penal, te
denohet perfundimisht me 10 vjet)
Klodian Selimi, 10 vjet
Oltian Proko, 18 vjet
Dervish Gaba, 18 vjet
Ruhan Hiraj, 18 vjet
Iliaz Xhaferraj, 18 vjet











