Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka bërë të ditur se për sot është “shkarkuar” Haki Çako dhe është “emëruar” Liljana. Kjo gjë sipas tij vjen pasi për këto 24 orë Policinë e Shtetit do ta drejtojnë gratë dhe vajzat.
“Për sot shkarkuam Haki Çakon. Emëruam Liljanën 🙂 Policinë në këto 24 orë do e drejtojnë Gratë dhe Vajzat!
Nqs urimet e sotme do bëhen më shumë vëmendje për dhunën ndaj grave nesër e tutje, Shqipëria do bëhet më e mirë. #Gezuar8Marsin”, shkruan Saimir Tahiri në “Facebook”, duke postuar edhe këtë video.











