• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Artan Fuga i përgjigjet Shaban Muratit, sqarim edhe për Endrin

admin by admin
8 March, 2017
in Tetor_Dhjetor_2015
0
Artan Fuga i përgjigjet Shaban Muratit, sqarim edhe për Endrin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fuga i përgjigjet Shabanit Muratit dhe tregon se edhe pse rrjedh nga një familje e pasur, nuk ka marrë asnjë kompensim për pronat që humbi gjatë regjimit komunist.

Diplomati dhe publicisti, Shaban Murati ka shkruar sot një postim në rrjetet sociale me titullin: Këshilla për miqtë:

shaban murati

Në këtë shënim ai thotë se xhaxhai i ulet në prehër kryeministrit të opozitës ndërsa nipi në prehër të kryeministrit të pozitës duke aluduar për Artan Fugën që kohët e fundit mbështet qëndrimet e opozitës në protestë dhe nipin e tij Endri Fuga që është këshilltar i rëndësishëm i Ramës.

“Ata, që nuk e kanë kuptuar ende si funksionon Katovica në Shqipëri, mjafton të shohin sot në skenën politike të Tiranës një familje të njohur të ish-Bllokut, ku njëri vëlla i bën projekte kryeministrit të opozitës, kurse vëllai tjetër i bën projekte kryeministrit të pozitës, xhaxhai i ulet në prehër kryeministrit të opozitës, kurse nipi i ulet në prehër kryeministrit të pozitës. Paratë dhe tenderat qarkullojnë në rrugën dykalimshe pozitë-opozitë dhe përfundojnë në Bllok.

Edhe Katovicën Shqipëria e ka karikaturë”, shkruan Murati.

Më pas filozofi dhe akademiku Artan Fuga është përgjigjur në lidhje me këtë postim të Muratit me një shënim me titull: Shaban Murati – një limon i shtrydhur fort!

Në vijim shkrimi i Fugës:

Edhe dy fjalë të fundit për delirimet e Shaban Muratit dhe një sqarim njëherë e mirë për të gjithë

—————————————–

Një farë Shaban Murati nga muri i facebookut të tij ka hedhur delirin se meqë unë jam kritik i qeverisë dhe jam dakord me kauzën e opozitës për zgjedhje të lira, ndërsa nipi im, Endri Fuga, punon pranë qeverisë, kjo provon sipas tij se në këtë rast kemi Katovicën e zbatuar në Shqipëri.

Dy pjestarë të një trungu familjar ndarë në dy kampe të ndryshme!!!

Se unë dhe nipi im, si edhe babai i tij, vëllai im, sipas Shabës, jemi prova e tenderave dhe parave që qarkullojnë mes pozitës dhe opozitës, dhe që e kanë burimin te lidhjet e vjetra që dalin nga ish blloku.

Unë nuk kam kohë të merrem me këtë Shabanin, por përfitoj që të sqaroj njëherë mirë publikun për raportet e mia me nipin tim dhe pozicionin tim. Për më shumë sqaroj edhe ndonjë paçavure pranë qeverisë që kërkon që nga pleshti i Shabanit, ose miza nën kësulë që ai dhe disa të tjerë mbajnë prej dekadash, (do ta rrëfej një herë tjetër) të bëjnë një mal dhe nga andej të hedhin popla ndaj meje dhe qendrimeve të mia prej qytetari dhe akademiku të pavarur.

Po e kam thënë, nuk dëgjoj fare nga ai vesh unë!

E para, a jam unë një qarkullues parash, dhe cila është lidhja ime me paranë, apo me përfitimin nga ndonjë karrierë?

Biznes ? Zero.

Poste partiake? Zero.

Poste shtetrore? Zero.

Parà të ardhura nga veprimtaria ime e sotme e dëndur në media? Zero!

Para nga opozita e sotme? Zero.

Mjet qarkullimi rrugor : Motocikletë Vespa e viteve 83, pra 35 vjeçare? Copë një.

E di Shabani që familja ime nga nëna dhe babai kanë qenë pasanike dhe nuk kam përfituar asnjë lek deri tani nga pronat rurale që ata kanë pasur?

E di Shabani që shteti shqiptar më detyrohet miliona e qindra miliona lekë dhe nuk kemi marrë asgjë nga ato prona. Zero lekë.

Privatizim ndërmarrjesh me bono thesari ose lekë në dorë? Zero.

Libra dhe artikuj shkencorë të botuar brenda dhe jashtë vendit? Pa fund!

Kjo paska qenë Katovica e komunistëve që e zbatuar te unë dhe familja jonë e përbashkët e Fugajve të mos kem as privatizime, as kthim pasurish, as biznese, as poste, as pushtet ?

Paskan qenë idiotë poqese e paskan menduar kështu.

Po Shaban Murati a del i Katovicës apo i kako-vicës nëse aplikon te vetja ai kriteret e tij të kalimit nga rregjimi i së vjetres te i riu?

Shabani, veç detyrash të tjera që nuk po i them këtë herë, ka qenë edhe shefi i redaksisë të informacionit të jashtëm të gazetës Zeri i Popullit, organi i Komitetit Qendror i Partisë.

Pas rënies të rregjimit, Shabani nuk ra.

U bë ambasador i zotit Berisha, pastaj ministër fuqiplotë, e deri para pak kohe edhe këshilltar pranë i ministrit socialist Bushati.

E dinte ai se sipas gjykimeve të tija edhe Ditmir Bushati është edhe ai produkt i Katovicës? Poqese e dinte si bashkëpunonte Shabani me një katovician?

Tani ky Shabani me poste, parà nga administrata, që i shërben të gjitha qeverive, që ngrihet në poste dhe në detyra nga diktatura në demokraci është ky i Katovicës, apo jo? Nëse pranojmë hipotezën e tij.

Apo jam unë pa poste, pa funksione, pa karrierë politike, pa biznese dhe me shtetin ende debitor ndaj meje?

Si thoni?

Tani edhe një sqarim për familjen time, i pari edhe i fundit në këtë rrafsh.

Shabani bën aluzione edhe për vëllain tim që ai punoka për kryeministrin.

Ai duhet ta dijë se edhe vëllai im biznese mesa di? Zero!

Poste partiake? Zero!

Poste në administratë? Zero.

Lekë shteti shqiptar borxh edhe atij? Miliona!

Madje ai i gjori nuk merret as me politikë e as me fejtone dhe kritikë sociale, i duken pacavure, ai teknicien i lartë ndërkombëtar, atje ku Shabanin do ta lidhnin poqese do të donte të hynte me forcë sepse ndryshe askush nuk do e pranonte, ai pra e sheh botën nga lart dhe nga larg i mbyllur në racionalitetin e tij. Dhe qesh!

Prej pesëmbëdhjetë vjetësh asnjë lidhje me shtetin shqiptar sepse ka qenë i integruar në struktura ndërkombëtare.

Katovica e Shabanit edhe ata!

Me pensionin që merr nga puna e tij mesa ndjej nuk ka nevojë as të shitet e as të blihet për ca lekë këshilltari!

O pikaaaaaa o Shaban! Ku ke rënë!

Kurse sa për nipin tim më ka thënë se ai punon pranë kabinetit të kryeministrit Rama. Ma kanë thënë të tjerë, sinqerisht, sepse me të kurrë nuk kemi folur as ai për punët e mia dhe as unë për punët e tij.

Deklaroj që kurrë nuk kemi folur. Ai pus për punët e veta, unë introverti për projektet e mia.

Familja është familje dhe nuk ka pacavure që e quan veten media që të thyejë dhe cënojë sadopak unitetin, dashurinë dhe solidaritetin e Fugajve që nuk janë edhe aq pak.

Por, si familje dhe jo sot, ne ndajmë lidhjen familjare aq të dashur mes nesh, nga bindjet politike ose angazhimet qytetare të secilit. Ndarje e prerë. Kjo është edukata, ky është edhe mësimi i hidhur që na ka lënë e shkuara jonë familjare.

Endrin unë e dua shumë fort si nip. Po ta shihja përshembull Shabanin që do ta prekte me dorë në rrugë, do ta gremisja tutje në mbrojtje të familjarit tim.

Por si duket për shumë e shumë gjëra në politikë dhe në shoqëri unë dhe Endri nuk ndajmë të njejtat bindje, opinione, qendrime.

E ku është problemi këtu?

Ai në punë të vet, në qeveri, dhe uroj ta kryejë me ndershmëri punën e tij, nuk e di fare se me çfarë merret, unë në punën time në kërkimin shkencor, në mësimdhënie, brenda dhe jashtë vendit, si edhe me një mendim kritik për shoqërinë shqiptare ndofta prej aq kohësh qëkurse nipi im ishte ende në kopësht.

Katovica pra është këtu thjesht një delir i Shabës, është një farë kakë-vice, një lloj vickle, në pelqëri, që në mos ja kanë yshtur ta bëjë për të zëvendësuar si teknikë manipulimi Cadrën me Fugën, e bën si inat ndaj ministrit Ditmir Bushati, që siç më informojnë nga rruga e paska hequr nga kabineti i tij ca muaj më parë.

Mirë e ka bërë! Cfarë këshillash mund t’i jepte Shabani i vjetër Ditmirit të ri!

Dhe Shaba në inat e sipër, tani që e paskan hedhur si limon i stërshtrydhur nga të gjitha pushtetet bërtet si dikur ai që hipte te Skënderbeu dhe thërriste : Poshtë imperializmi, Shabani thërret nga muri: Poshtë Katovica!

Previous Post

Në maj Samiti Rinor i NATO-s në Tiranë

Next Post

Ministri Tahiri premton gjetjen e personave që goditën gazetarin Fundo

admin

admin

Next Post
Ministri Tahiri premton gjetjen e personave që goditën gazetarin Fundo

Ministri Tahiri premton gjetjen e personave që goditën gazetarin Fundo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.